Skllavet e seksit të terroristëve

Prishtinë | 04 Qer 2017 | 09:12 | Nga

Kur Salama Ali nisi t’i kërkonte dy vëllezërit më të rinj të zhdukur vjet, ajo mësoi një të vërtetë të tmerrshme – nuk ishin vetëm kenianët e rinj që po i bashkoheshin grupit terrorist “Al-Shabab” në Somalinë fqinje, por ishin edhe vajzat që po rrëmbeheshin e trafikoheshin prej grupit që do t’i përdorte pastaj si skllave të seksit.

Kërkimi i informacioneve të Salamas për vëllezërit duhej të kryhej në mënyrë të heshtur dhe me njerëz që do t’i besonin, sepse çdo shenjë se po mundohej të vinte kontakt me krahun e “Al-Qaedas” për këtë pjesë të Afrikës do të mund të ngjallte dyshime në sytë e autoriteteve keniane të sigurisë kombëtare, shkruan sot “Koha Ditore”.

Takime sekrete

Kështu ajo vendosi të takohej tinëz me gra të tjera në Mombasa dhe në zonën përreth, duke ndarë rrëfime dhe duke kërkuar informacione për të afërmit e tyre që ishin zhdukur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme