Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen historike kundër Maqedonisë së Veriut

| 08 Tet 2020 | 11:49 | Nga

Kombëtarja e Kosovës sonte me fillim nga ora 20:45 në Shkup do të përballet kundër Maqedonisë së Veriut në gjysmëfinale të play-offit të Ligës së Kombeve.

Bernard Challandes për këtë ndeshje ka shumë mungesa të rëndësishme si Muriqi, Rashica, Kryeziu e Rrahmani.

Megjithatë, tekniku zviceran nuk do ta ndryshojë skemën dhe edhe sonte pritet të luajë me sistemin 4-2-3-1.

Në portë pritet të jetë Aro Muric, derisa mbrojtja do të përbëhet nga Vojvoda, Dresevic, Aliti dhe Kololli.

Barrën e mesfushës pritet ta bartin dyshja Valon Berisha dhe Herolind Shala, derisa më të avancuar do të jenë Zeneli në krahun e majtë, Hadërgjonaj në krahun e djathtë dhe Celina që do të jetë prapa sulmuesit kryesor, Atdhe Nuhiut.

Më poshtë e keni formacionin e mundshëm të Kosovës për ndeshjen e sontme ndaj Maqedonisë.

Kosova: Muric, Vojvoda, Dresevic, Aliti, Kololli, Shala, Berisha, Zeneli, Celina, Hadërgjonaj, Nuhiu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme