Nga çmimet e shumta që janë shpërndarë nga Federata e Futbollit të Kosovës, për t’i vlerësuar punën dhe angazhimin në futbollin e Kosovës për vitin 2020 ka qenë edhe formacioni i vitit.
FFK ka shpallur çmimin e 11-shës në të mirë, që vjn si rrjedhojë e votave të trajnerëve të Superligë.
Në portë është Faton Maloku, ndërsa në mbrojtje janë emra si Armend Thaqi, Ardian Cuculi, Leutrim Bekteshi, Arbër Potoku
Në mesfushë kanë zënë vend Hamdi Namani, Endrit Krasniqi, Xhevdet Shabani, Gerhard Progni.
Në sulm janë dyshja e Ballkanit, Ermal Krasniqi dhe Mirlind Daku.
Formacioni i vitit: Faton Maloku; Armend Thaqi, Ardian Cuculi, Leutrim Bekteshi, Arbër Potoku; Hamdi Namani, Endrit Krasniqi, Xhevdet Shabani, Gerhard Progni, Ermal Krasniqi; Mirlind Daku.