Kosova do të luajë ndeshjen e radhës të eliminatoreve të botërorit Rusia 2018. Përfaqësuesja jonë do të ballafaqohet me kombëtaren turke në stadiumin shkodran të Loro Boriçit.
Telegrafi ka arritur të sigurojë formacionin që do të luajë kundër Turqisë, i cili do të ketë renditjen 4-1-4-1. Porta do t’i besohet Samir Ujkanit ndërsa në mbrojtje do të paraqiten Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Alban Pnishi dhe Fidan Aliti.
Para mbrojtjes si mesfushor mbrojtjes do të luajë Enis Alushi gjersa para tij do të renditen Hekuran Kryeziu, Valon Berisha, Arber Zeneli gjersa trajneri Albert Bunjaku, ka vetëm një dilemë, të luajë në mesfushë me Herolind Shalën apo Donis Avdijajn.
E sigurt është që në fazën sulmuese do të jetë Atdhe Nuhiu, i cili realizoi golin e vetëm për Kosovën në takimin kundër Islandës.
Formacioni 4-1-4-1
Ujkani
Vojvoda, Rrahmani, Pnishi, Aliti
Alushi
Kryeziu, Valon Berisha, Shala (Avdijaj), Zeneli
Nuhiu