Formacioni më i mirë i fazës grupore të Ligës së Kampionëve, mungon Messi

Prishtinë | 07 Dhj 2017 | 09:06 | Nga

Ka përfunduar edhe xhiroja e gjashtë dhe e fundit e fazës grupore të Ligës së Kampionëve për edicionin 2017/18, dhe tani kemi 16 skuadra që do të kalojnë tutje nga kjo fazë.

Manchester United, Paris Saint-Germain, Roma dhe Barcelona kanë përfunduar si bartëse të grupeve A deri në D, derisa Liverpool, Manchester City, Besiktas dhe Tottenham janë bartëse të grupeve E deri H.

Real Madrid, Bayern Munich, Chelsea dhe Juventus janë skuadrat e forta që kanë përfunduar të dytat në grupet e tyre përkatëse, të cilave u bashkohen Basel, Sevilla, Shakhtar Donetsk dhe Porto.

Ndërkohë, Goal.com e ka përzgjedhur formacionin më të mirë të fazës grupore, në të cilin ka vend për yjet si Cristiano Ronaldo dhe Neymar, por jo edhe për Lionel Messin e Barcelonës.

Ky është formacioni më i mirë i fazës grupore, sipas Goalit:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme