Reali ka vënë në shitje mbi 10 lojtarë, deri më tani zyrtarisht është larguar vetëm Marcos Llorente.
Zinedine Zidane dëshiron të bëjë revolucion te Real Madridi dhe më së miri këtë e tregojnë blerjet e shumta që në qershor; Hazard, Mendy, Jovic, Militao e Rodrygo janë 5 ardhjet e reja për sezonin 2019/20.
Zizu do të afrojë edhe të paktën dy lojtarë në këtë merkato, derisa MARCA raporton se mbi 10 do të largohen nga “Santiago Bernabeu”.
MARCA ka zbuluar 13 futbollistët që Reali i ka vënë në shitje, 4 prej të cilëve kanë qenë të huazuar vitin e kaluar dhe nuk do të kthehen në Madrid.
Zyrtarisht deri më tani vetëm Marcos Llorente është larguar, i cili u transferua te Atletico Madridi për 30 milionë euro, ndërsa edhe shumë të tjerë pritet të ndjekin rrugën e tij.
Marca shkruan se Navas, Isco e Nacho mund të shpëtojnë nga ky revolucion që ka nisur Madridi.