BE: Formatin e dialogut e vendosin Prishtina dhe Beogradi

Prishtinë | 28 Dhj 2017 | 08:04 | Nga

Brukseli e ka lënë në dorën e Prishtinës dhe të Beogradit ta vendosin formatin në fazën e ardhshme të dialogut, shkruan sot Koha Ditore.

Njëjtë kanë deklaruar edhe kur janë pyetur për mundësinë e përfshirjes së ShBA-së, ashtu siç po kërkon Kosova apo eventualisht edhe Rusisë, siç ka paralajmëruar Serbia.

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka thënë për gazetën se presin që zotimi i Kosovës dhe Serbisë për vazhdimin e dialogut të përmbushet dhe së shpejti të definohet edhe korniza dialoguese.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme