Formohet Këshilli Organizativ për shënimin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

Prishtinë | 26 Tet 2022 | 11:15 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj ka marrë vendim për themelimin e Këshillit Organizativ për shënimin e përvjetorit jubilar të Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ky këshill ka për detyrë që të organizojë të gjitha ceremonitë shtetërore sa i përket shënimit të 29 Nëntorit.

Në krye të këshillit është caktuar Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, derisa anëtarë janë edhe disa ministri si ajo e Jashtme, e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes.

Të ngjashme