Formohet Komisioni hetimor parlamentar lidhur me ndriçimin e rastit të dëbimit të 6 shtetasve turq

Prishtinë | 28 Qer 2018 | 15:21 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Propozimin për formimin e Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018.

Për këtë propozim kanë votuar për 58 deputetë, një ishte kunder dhe 4 të tjerë abstenuan, raporton Ekonomia Online.

Deputeti Avdullah Hoti tha se kërkesa e grupit parlamentar të LDK-së për formimin e këtij komisioni është bazuar në nenin 77 të Kushtetueses.

“Kërkesa jonë per formimin e këtij komisioni bazohet në nenin 77 të Kushtetueses për të hetuar çështjen e lobimit joligjor të 6 shtetasve turq. Shqyrtimi i përputhshmërisë së kushtetueses dhe ligjeve në fuqi në lidhje me dëbimin e 6 shtetasve turq. Grupet parlamentare i kanë dërguar propozimet. Propozojmë që të jenë 11 anëtarë, kryetar i komisionit të jenë nga grupi parlamentar i Vetëvendosjes, ndërsa zëvendëskryesues të jetë nga grupi parlamentar i LDK-së. Te afati kohor ky komision propozon që të jetë 4 muaj për të raportuar pastaj në Kuvendin e Kosovës”.

Të ngjashme