Formohet një grup punues për Projektligjet e FSK-së, do të mbahet dëgjim publik në Graçanicë

Prishtinë | 23 Tet 2018 | 10:43 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka formuar një grup punues për Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligjin për FSK-në dhe Projektligjin për Shërbimin në FSK, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i komisionit, Haxhi Shala, tha se duhet të formohen tri grupe punuese, për secilin projektligj nga një, por në fund u miratua propozimi për një grup të vetëm punues.

Shala, ka bërë të ditur se do të organizohen edhe dy dëgjime publike, një në Prizren me pjesëmarrjen edhe të komuniteteve, ndërsa tjetrin në Graçanicë, ku sipas tij, do të marrin pjesë edhe pjesëtarë të komunitetit serb.

“Administrata do ta bëjë një plan. Do të kemi dy dëgjime publike, një në Prizren që te jenë të gjitha komunitet aty dhe në Graçanicë, do të jenë aty disa studentë serbë”.

Zoran Mojsilović, nga Lista Serbe ka kundërshtuar me votë kundër krijimin e këtij grupi punues. Ai ka thënë se Lista Serbe nuk do të marrë pjesë takimet e këtij grupi punues.

“Kundër këtij propozimi sepse dëshiroj te ceki se si lista serbe nuk duhet të jepja kontributin në këtë. Sa i përket këtyre Ligjeve ne kemi qenë kundër, do te thotë se i mbështes këto ligje andaj jam kundër tyre”.

“Nuk dëshiroj të jem pjesë e grupit punues sepse takimi nuk është i njëjtë si takimi i komisionit”.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, propozoi që të formohet vetëm një grup punues, pasi vlerësoi se nuk ka  nevoje për tri të tilla.

“… sepse e kanë rëndësinë e njëjtë, madje shpeshherë na duhet t’i bëjmë bashkë edhe nëse i trajtojmë veç e veç duhet mi bë të tria bashkë”.

“Nuk mendoj se komisioni duhet të formojë tri grupe punues, munden edhe deputet e tjetër, te marrin pjese të gjithë komisionet. Grupi punues duhet të jetë formal, kryetari i komisionit të jetë kryetar i grupit punues. Pjesë e tij mund të jetë kushdo”.

Deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri, tha se të gjithë anëtarët e komisionit duhet të jenë pjesë e grupit punues, raporton EO.

“Mendoj se krejt anëtarët e komision duhet të jenë pjesë e grupit”.

Në mbledhjen e sotme të komisionit është bërë edhe shqyrtimi i propozim-amendamenteve për Projektligjin për Mbrojtjen e te Dhënave Personale.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/279216329390001/

Të ngjashme