Të gjithë ata që hyjnë në Zvicër, përveç me makinë, kërkohet të plotësojnë një formë elektronike përpara se të hyjnë nga 8 shkurti e tutje, transmeton albinfo.ch. Masa u njoftua të mërkurën, më 28 janar, nga Qeveria Zvicerane. Të gjithë që hyjnë me aeroplan, anije, autobus dhe tren – por jo me makinë – do […]
Formulari elektronik që duhet plotësuar për të hyrë në Zvicër

Të gjithë ata që hyjnë në Zvicër, përveç me makinë, kërkohet të plotësojnë një formë elektronike përpara se të hyjnë nga 8 shkurti e tutje, transmeton albinfo.ch.
Masa u njoftua të mërkurën, më 28 janar, nga Qeveria Zvicerane.
Të gjithë që hyjnë me aeroplan, anije, autobus dhe tren – por jo me makinë – do të kërkohet të plotësojnë formularin elektronik të hyrjes.
Sipas këshillës zyrtare të qeverisë në lidhje me kërkesën e re, “kjo do të thotë që infeksionet mund të gjurmohen më shpejt dhe më lehtë dhe zinxhirët e infeksionit mund të prishen herët”.











