Forumi i Alpbach-ut – pas Thaçit flet edhe Vuçiq

Prishtinë | 24 Gus 2018 | 11:41 | Nga

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se do të udhëtojë sot  për në Alpbach të Austrisë, ku do të marrë pjesë në Forumin Evropian, pjesë e të cilit do të jetë edhe homologu i tij nga Kosova, Hashim Thaçi.

Atje do të jetë presidenti i Austrisë, Alexander van der Belen, Komisioneri Evropian, Johannes Hahn. Unë mendoj se do të shihemi edhe me kancelarin Sebastian Kurc”, tha ai.

Për të njëjtin takim që mbahet të shtunën është deklaruar edhe presidenti kosovar, Hashim Thaçi, transmeton Klan Kosova.

“Pres me padurim të diskutojë për perspektivën e zgjerimit të Bashkimit Europian në Forumin Alpbach, një nga forumet më të rëndësishme të debatit social, politike dhe ekonomik në Evropë”, ka shkruar ai në Twitter.

Të dy presidentët atje pritet të flasin për temën e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe perspektivat e dyja vendeve, Kosovës e Serbisë, drejt anëtarësimit në BE.

Përpos Thaçit, Vuçiqit, presidentit austriak dhe komisionerit Hahn në këtë forum prezent do të jetë edhe Kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor, transmeton Klan Kosova.

Forumi Evropian Alpbach është një platformë interdisiplinare për shkencën, politikën, biznesin e kulturën.

Ky forum është themeluar në vitin 1945 dhe përgjatë viteve ka trajtuar problemet socio-politike të vendeve europiane.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme