Forumi i Gruas i LDK-së, të shtunën do të bëjë prezantimin e kandidateve për deputete për zgjedhjet e 7 qershorit.
Tubimi do të mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë nga ora 12:00.
“Sot, në organizim të Forumit të Gruas të LDK-së, prezantojmë kandidatet tona për deputete. Ju ftojmë të na bashkoheni në këtë tubim qendror, ku do të prezantohet vizioni dhe angazhimi i grave që synojnë të jenë zëri i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës”, u tha në njoftimin e LDK-së nën moton “Bashkohu”.