Forumi strategjik i Bledit: Procesi i integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor duhet të jetë më i shpejtë

Prishtinë | 31 Gus 2022 | 09:39 | Nga Ekonomia Online

Miroslav Lajçak tha se BE-ja është e gatshme për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe shtoi se është padyshim më e gatshme se para pesë vjetëve.

Procesi i integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të jetë më i shpejtë, është përfundimi i panelit “Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor – Kush është gati?” i mbajtur në kuadër të Forumit të 17-të Strategjik të Bled të Sllovenisë, në të cilin mori pjesë edhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun mes Prishtinës e Beogradit, Miroslav Lajçak, dhe i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Folësit, përfshirë Përfaqësuesin e Lartë në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt, Ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi Ranko Krivokapiq, Ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës Donika Gërvalla, Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani dhe Ministrin e Punët e Jashtme të Bosnje e Hercegovinës, Bisera Turkoviq, u pajtuan se procesi i integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor nuk ka alternativë.

Të ngjashme