Foshnja 14 ditëshe që e kafshoi qeni 23 herë vdiq tri ditë më vonë, ekspertët thonë se mund ta ketë parë si lodër

Prishtinë | 13 Jan 2022 | 13:38 | Nga Ekonomia Online

Amy Litchfield, 31-vjeçe, e kishte zënë gjumi pranë foshnjës së saj rreth orës dy të mëngjesit. Reuben vetëm 14 ditësh, ishte në shtrat. Babai Dan MCNulty kishte zbritur nga kati i dytë i shtëpisë për të ndezur një cigare. Por shumë shpejt dëgjoi foshnjën duke qarë dhe me shpejtësi u fut në dhomë.

“Po i del gjak”, i tha operatorit në telefon derisa i pushtuar nga paniku i telefonoi ndihmës së shpejtë.

“Ekziston mundësia që qenit Dotty, Reubeni i është dukur si karrem apo lodër. Ka gjasa që të qarat apo ndonjë lëvizje e foshnjes nxiti reagimin e qenit”, tha Simon Newberry, ekspert i forenzikës për forenzikë veterinere.

Ishte nata e kobshme e 18 nëntorit të vitit 2018, kur me shpejtësi arriti ndihma e shpejtë që Reubenin e kishte dërguar në spitalin e Kembrixhit në Angli, ku është konstatuar se ka pësuar lëndime të rënda në bosht kurrizor, kokë dhe tru. Tri ditë pasi e hoqën nga aparatet që e mbanin gjallë, Reubeni ndërroi jetë.

Në seancën dëgjimore është konstatuar se një ekip i specializuar për kafshë, kishte paralajmëruar prindërit ende pa lindur Reubeni që të jenë të kujdesshëm me Dottyn, ta mbajnë larg fëmijëve.

Dan dhe Amy u arrestuan për moskujdes ndaj fëmijës, por në dhjetor të vitit 2020 gjykatësi vendosi të mos ngrit padi ndaj tyre.

Në seancën ku nuk morën pjesë prindërit e fëmijës së vdekur, u gjithashtu u konstatua që Amy kishte pasur gjithmonë qen deri në natën e kobshme dhe asnjëherë nuk kishte përjetuar ndonjë sulm prej tyre – pavarësisht që qeni ia kafshoi 23 herë fëmijën. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme