Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të rëndë të ndodhur në Ferizaj, ku një e dyshuar grua ka lindur foshnjën e saj në tualetin e Emergjencës.
Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka thënë se foshnja ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe vdekur pak kohë pas lindjes.
Policia e ka cilësuar rastin si “vrasje e foshnjës gjatë lindjes”.
“E dyshuara femër k- shqiptare , raportohet se në tualetin e Emergjencës kishte lindur foshnjën e saj . Foshnja ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka ndërrua jetë pas pak kohe .
Me vendim të prokurorit foshnja është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, për procedura të mëtejshme hetimore, derisa e dyshuara ndodhet në spitalin e Gjinekologjisë Ferizaj, për shkak të gjendjes së saj shëndetësore”, ka thënë Veseli.