Foto e rrallë e gjunjëzimit të Nekibe Kelmendit para arkivolit të Rugovës

Prishtinë | 21 Jan 2022 | 11:51 | Nga Ekonomia Online

Ish-bashkëpunëtorja e afërt e presidentit Ibrahim Rugova, Nekibe Kelmendi, gjatë homazheve për vdekjen e Presidentit Ibrahim Rugova ishte gjunjëzuar para arkivolit të tij në shenjë nderimi për presidentin e ndjerë.

Arkivoli i presidentit Rugova ishte ekspozuar në hollin e Parlamentit të Kosovës dhe qytetarët e shumtë kishin pasur mundësi që të bënin homazhe.

Ndërkaq një fotografi e veçantë tregon ish-bashkëpunëtoren e afërt të Presidentit Rugova, dhe anëtaren e LDK-së, Nekibe Kelmendin duke u gjunjëzuar para arkivolit të tij.

Presidenti i parë i Kosovës ka vdekur para 16 vjetëve dhe populli i Kosovës kishte marrë pjesë masivisht në nderim të veprës së presidentit Ibrahim Rugova dhe kontributit të tij për lirinë e Kosovës.

Gjashtëmbëdhjetë vjet më parë, shumë qytetarë patën pritur me orë të tëra për të bërë homazhe pranë trupit të pajetë të Ibrahim Rugovës, edhe përkundër temperaturave tejet të ulëta që kishin shkuar deri në -15 gradë Celsius.

Në varrimin e Ibrahim Rugovës kishin marrë pjesë me dhjetëra burrështetas, nga shtetet më të fuqishme në botë, duke e konsideruar këtë, si lamtumirën më të madhe në rajon.

Të ngjashme