FOTO/ U kritikua nga shqiptarët pasi u pa me tenistin serb, reagon babai i Rita Orës

Prishtinë | 30 Tet 2023 | 15:09 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora Së fundmi është parë krah tenistit serb, Novak Djokovic, mirëpo ky veprim i artistes nuk është pëlqyer aspak nga patriotët e saj.

Ajo ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Taika Waitit, por në disa momente këngëtarja nga Kosova u pa edhe pranë tenistit serb. Ky veprim ka ngjallur zemërim dhe reagime të shumta tek bashkëkombësit e tij të cilët kanë vërshuar në postime.

Kjo ka bërë që të reagojë edhe babai i Ritës, Besnik Sahatçiu përmes një postimi në Facebook. Ai ka postuar disa foto të Ritës nga një kënd tjetër i ulëseve ku ajo po qëndronte dhe shihet në krahët e partnerit të saj, Taika.

Këngëtarja Rita Ora ka qenë duke ndjekur nga afër një ndeshje ragbi.

Të ngjashme