Fotoja e flluskës së llavës 50 vjet më parë në Paqësor

Prishtinë | 09 Pri 2018 | 11:44 | Nga

Një flluskë e lavës që duket se noton në Oqeanin Paqësor, jashtë Hawaiit.

Fotografia daton më 11 tetor 1969 dhe përshkruan shpërthimin e vullkanit Kilauea, por Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka postuar disa ditë më parë në “Twitter” këtë foto që menjëherë u bë virale.

“Është e rrallë të shohësh një shpërthim me këtë simetri,” ka shkruar Agjencia Shkencore e qeverisë amerikane.

Të ashtuquajturat “kupola lavë” ndryshojnë në formë dhe madhësi, por mund të arrijnë pothuajse 500 metra lartësi, edhe pse zakonisht qëndrojnë pezull rreth 95 metra.

“Ndryshe nga lava që normalisht del nga një vullkan, ai që formon flluskat është më i trashë dhe më ngjitës”, – shpjegon Universiteti i Oregonit për “The Sun” dhe për këtë arsye nuk ka forcë as të shpërthejë e as të rrjedhë siç ndodh zakonisht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme