Fotoja që tronditi botën, nëna shqiptare mban ballin e burrit dhe dy djemve të vrarë

Prishtinë | 16 Jan 2020 | 19:13 | Nga Ekonomia Online

Masakra e Reçakut tronditi. botën në vitin 1999. Më 15 janar 1999, në këtë ditë të kobshme, në Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur, në mesin e të cilëve ishte edhe një grua.

Kjo fotografi tronditëse është realizuar nga fotografi Thomas Dëorzak, në fshatin Reçak, ku shihet një nënë shqiptare që qëndron para burrit dhe dy djemve të saj, të vrarë nga kriminelët serbë.

Autoritet serbe asnjëherë nuk kërkuan falje për këtë masakër, madje mohojnë në vazhdimsi krimin e saj të kryer kundër civilëve shqiptarë. 


Të ngjashme