Franca aprovon rritje historike të pagave për punonjësit shëndetësorë

Prishtinë | 14 Kor 2020 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Franca ka aprovuar një rritje prej tetë miliardë eurosh për punëtorët shëndetësorë, si masë tjetër kjo e qeverisë në vazhdën e luftës kundër Coronavirusit

Marrëveshja është nënshkruar dje pas disa javëve negociata, dhe do të ketë rritje mesatarisht prej 183 euro në muaj, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Shërbyesit shëndetësorë janë vlerësuar lartë gjatë kësaj kohe të pandemisë, por ata donin më shumë sesa vetëm njohje dhe vlerësim, dhe kanë mbajtur protesta për rritje të pagave dhe më shumë fonde për spitalet.

Ky njoftim për rritje pagash vjen në prag të festës nacionale në Francë, Ditës së Bastiles, e cila do t’u kushtohet punëtorëve shëndetësorë sivjet.

Në Francë janë regjistruar më shumë se 200 mijë raste dhe 30 mijë vdekje – një nga vendet më të goditura në Evropë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme