Franca bëhet vendi i tretë në Evropën Perëndimore që e kaloi shifrën e 100 mijë vdekjeve nga Covid-19

Prishtinë | 16 Pri 2021 | 08:43 | Nga Ekonomia Online

Franca është bërë vendi i tretë në Evropën Perëndimore që e ka kaluar numrin e 100 mijë vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi.

Ky shtet regjistroi edhe 286 viktima të tjera ditën e djeshme, duke kapërcyer kështu pragun.

“Ne nuk do ta harrojmë asnjë fytyrë, asnjë emër. Që nga fillimi i pandemisë, 100 mijë gra e burra francezë i janë nënshtruar virusit. Të gjithë bashkëndjejmë me familjet e tyre, të dashurit e tyre, për fëmijët që kanë humbur një prind ose gjysh, vëllezërit e motrat, miqësitë”, tha presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Italia dhe Mbretëria e Bashkuar janë të vetmet vende të tjera në Evropën Perëndimore që kanë shënuar një numër të vdekurish me gjashtë shifra.

Por, vendet e tjera evropiane, përfshirë Portugalinë dhe Belgjikën, kanë nivele më të larta vdekjes nga koronavirusi në krahasim me numrin e popullsisë.

Shumica dërmuese e 100 mijë vdekjeve në Francë ndodhën gjatë valëve të dyta dhe të treta të pandemisë pas tetorit të vitit të kaluar, e nxitur nga rritja e një variant më ngjitës i virusit, i gjetur fillimisht në Britani të Madhe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme