Franca kaplohet nga moti i ligë, humbin jetën dy persona-70 mijë shtëpi mbesin pa energji elektrike

Prishtinë | 16 Dhj 2019 | 09:38 | Nga Ekonomia Online

Dy persona kanë humbur jetën nga përmbytjet që kanë kapluar jugperëndimin e Francës, kurse vlerësohet se rreth 70 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, raportojnë mediat franceze.

Viktima e parë është një 70-vjeçar që humbi jetën në Espein, kurse një burrë tjetër i po të njëjtës moshë e pësoi me jetë kur pema gjigante përfundoi mbi veturën e tij.

Radio France International ka raportuar se pesë persona janë lënduar, kurse pritet që niveli i ujit pritet të rritet në zonat e prekura nga moti i ligë dhe reshjet e mëdha të shiut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme