Franca inkurajon të dyja palët, e në veçanti Kosovën, të pranojnë propozimet e kompromisit të formuluara nga Bashkimi Evropian.
Kështu shkroi ambasadori francez në Prishtinë, Olivier Guerot, në një seri cicërimash në Twitter, rreth situatës së krijuar nga mosarritja e një marrëveshje për targat në takimin trilateral në Bruksel.
Por, jo vetëm kaq. Ambasadori francez, kërkon që palët të zbatojnë në plotënoi Marrëveshjen e Brukselit, “përfshirë provizionet në lidhje me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”.
Guerot shprehet keqardhje për mungesën e një marrëveshje Kosovë-Serbi nga takimi në Bruksel më 21 nëntor.
“Franca i bashkohet thirrjeve të BE’së në shmangien e çfarëdo veprimi të njëanshëm që ka të ngjarë të nxisë tensione. Nxit të dyja palët, dhe në veçanti Kosovën, të pranojë propozimit e kompromist të formuluar nga BE”.
“Gjithashtu inkurajon palët të vazhdojnë bisedimet ditëve në vijim në frymën e krompromisit dhe zbatimin e marrëveshje të arritura gjer më tani”, shkroi mes tjerash ambasadori.
“La France regrette l’absence d’accord entre la Serbie et le Kosovo, à la suite de la réunion du 21 novembre à Bruxelles, sous l’égide du Haut représentant de l’Union européenne pour les affaires étrangères et la politique de sécurité, M. Josep Borrell”. 1/4
— Ambassadeur Olivier Guerot (@Olivier_Guerot) November 22, 2022
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrel, ka thënë se palëve u ka propozuar që Kosova të mos lëshojë gjoba për vozitësit me targa “KM, etj” ndërsa Serbia të mos lëshojë më targa të reja “KM, etj”. Për këtë gjë, Borrell tha se Serbia e pranoi, por jo edhe Kosova.