Franca lehtëson masat pas tetë javëve bllokim

Prishtinë | 11 Maj 2020 | 18:12 | Nga Ekonomia Online

Franca ka filluar që me kujdes t’i heqë disa nga masat që janë ndërmarrë për frenimin e koronavirusit, derisa miliona njerëz janë kthyer në punë pas tetë javëve të bllokimit.

Dyqanet po rihapen, shumë nxënës po kthehen në shkollat fillore dhe qytetarëve nuk do t’u duhen leje për lëvizje kur ata dalin nga shtëpitë e tyre.

Por, disa pjesë të Francës – përfshirë kryeqytetin Paris – vazhdojnë të jenë nën masa më të rrepta, derisa vendi është ndarë në zona të gjelbra dhe të kuqe.

Qeveria është përballur me kritika për mënyrën se si e ka menaxhuar krizën.

Presidenti francez Emmanuel Macron mori mbështetje të gjerë për vendosjen e masave më 17 mars, por që nga atëherë edhe është kritikuar shumë për mënyrën e menaxhimit me pandeminë.

Më shumë se 26,000 njerëz kanë vdekur nga Covid-19 në Francë qysh nga 1 marsi – një nga shifrat më të larta të vdekjeve në Europë.

Të ngjashme