Franca mbyll kufijtë për udhëtarët që nuk vijnë nga Evropa

Prishtinë | 30 Jan 2021 | 10:44 | Nga Ekonomia Online

Nga kjo e diele, udhëtarët e vendeve jashtë Evropës nuk do të mund të kalojnë kufirin me Francën ndërkaq ata brenda kontinentit do të duhet të kenë me vete testin negativ për COVID-19.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri francez, Jean Castex i cili tha se masat e reja janë ndërmarrë si pasojë e rritjes së rasteve me koronavirus.

Castex ka deklaruar se shteti nuk dëshiron të bëjë sërish mbylljen totale të vendit mirëpo do të ketë orë policore gjatë mbrëmjes për zbatimin e të cilës do të përkujdesen forcat e rendit.

Vendimi i ri i Qeverisë franceze do të ketë ndikim të madh tek udhëtarët e Britanisë së Madhe e cila tashmë nuk është në Bashkimin Evropian mirëpo ministri francez i Transportit tashmë ka bërë të ditur se kjo nuk do të vlejë edhe për mallrat që vijnë nga Britania e Madhe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme