Franca miraton taksën ndaj kompanive të teknologjisë

Prishtinë | 11 Pri 2019 | 09:47 | Nga Ekonomia Online

Parlamenti francez votoi në favor të taksës së re dixhitale për gjigantët e teknologjisë pa pasur nevojë për asnjë modifikim.

Ministri francez i Financave ka qenë një prej zërave më të fortë për zbatimin e një takse dixhitale jo vetëm në Francë por mbarë vendet e Bashkimit Evropian, por ndryshimi i politikave të taksimit në Evropë është detyrë e vështirë sepse duhet bindur çdo vend anëtar të cilët duhet të votojnë unanimisht në favor të këtij propozimi.

Pas disa mosmarrëveshjeve të para mes vendeve të BE-së, Franca nuk prit më dhe përgatit një ligj të ri.

Kompanitë me të ardhura botërore 750 milionë euro dhe 25 milionë euro në Francë do të taksohen me 3 për qind të të ardhurave në Francë.

Franca pret që të gjenerojë 400 milionë euro në të ardhura me këtë taksë të re në vitin 2019. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme