Franca ka njoftuar të premten se ka ngrirë asetet e tre personave dhe nëntë kompanive që dyshohet se kanë qenë të përfshira në zhvillimin e armëve kimike në Siri, transmeton Reuters.
Në një deklaratë të përbashkët, ministri i Financave, Le Maire dhe ministri i Jashtëm, Jean-Yves Le Drian kanë thënë se ky hap ka për qëllim shkatërrimin e rrjeteve që dyshohet se i kanë ndihmuar Qendrës Siriane për Studime Shkencore.
Qeveria amerikane dhe shtete tjera akuzojnë këtë qendër për krijim të armëve kimike për Qeverinë e presidentit sirian, Bashar al-Assad.
“Tre persona dhe nëntë kompani janë shënjestruar për rolin e tyre në studimin e materialeve për zhvillimin e armëve kimike dhe atyre balistike për këtë shtet”, është thënë në deklaratë.