Kompania e Francës Total ka nënshkruar një kontratë për gasin, naftën dhe energjinë solare në Irak në vlerë marramendëse prej 27 miliardë dollar, raporton AFP.
Këtë njoftim e ka kumtuar të dielën edhe ministri për naftë i Irakut, Ihsan Ismail.
Kontratën marramendëse për nga vlera, që ka për qëllim që ta zvogëlojë varësinë e këtij vendi nga eksporti i naftës, e kanë nënshkruar në Bagdad, ministri irakian i naftës dhe shefi i TOTAL-it, Patrik Pujan.
Kompania franceze, sipas kontratës, duhet të realizojë katër projekte gjigande nga lëmi I energjetikës , ka thënë ministri irakian, transmeton Reuters.
Kompania franceze do të fillojë me investimet fillimisht me 10 miliardë dollarë, ka thënë në ceremoninë e nënshkrimit Pujan, duke shtuar se punët do të fillojnë “menjëherë”.