Franca përforcon masat e sigurisë në Paris

Prishtinë | 04 Pri 2017 | 15:30 | Nga

Franca filloi nga e hëna të përforcojë sigurinë në Paris dhe zonat përreth, pas një shpërthimi nëntokësor që tronditi një tunel në qytetin rus të Shën Petersburgut, njoftoi Ministria e Brendshme.

“Pas ngjarjeve në metronë Shën Petersburgut, dhe si një masë parandaluese, ministri i Brendshëm Matthias Fekl, vendosi forcimin e masave të sigurisë në mjetet e transportit publik në të gjithë rajonin e Ile-de-France,” thuhet në një deklaratë.

“Në kontekstin e një kërcënimi jashtëzakonisht të lartë nga terrorizmi, qeveria vazhdon të marrë masa për të mbrojtur popullin francez,” shton deklarata.

Të hënën, dy shpërthime goditën stacionet e metrosë në qytetin rus të Shën Petersburgut. Sipas mediave ruse, të paktën 10 veta janë vrarë dhe mbi 50 të tjerë janë plagosur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme