Franca raportoi më shumë se 60 mijë raste të reja me Coronavirus, ndërsa Italia 37 mijë brenda një dite

Prishtinë | 07 Nën 2020 | 10:53 | Nga Ekonomia Online

Franca regjistroi më shumë se 60 mijë raste të reja me coronavirus, shifra më e lartë ditore e raportuar ndonjëherë në vend.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, numri i përgjithshëm i rasteve u rrit në 1.7 milion, ndërsa deri më tani rreth 40 mijë persona ndërruan jetë si pasojë e sëmundjes.

Franca tashmë ka një javë që është futur në një bllokim të ri, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e virusit.

Masat kufizuese pritet të qëndrojnë në fuqi deri më 1 dhjetor.

Në anën tjetër, edhe Italia po përballet me rritje të dukshme të rasteve, duke qenë se në pranverë ishte zona më e goditur nga pandemia në Evropë.

Vetëm brenda 24 orëve të fundit vendi regjistroi më shumë se 37 mijë infeksione të reja me coronavirus – shifra më e lartë që kur vendi u përball me sëmundjen. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme