Franca ka raportuar raste të shumta të reja me coronavirus që prej daljes nga bllokimi në mes të muajit maj, ku brenda 24 orëve të fundit janë infektuar 3.776 persona.
Kjo rrit numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në 225.043, raporton CNN.
Ndërsa të dhënat e fundit të publikuara nga agjencia Kombëtare e Shëndetit të Francës tregojnë një trend në rënie të personave të shtruar në spital dhe në njësi të kujdesit intensiv.
Agjencia gjithashtu njoftoi se “në territorin francez, të gjithë treguesit vazhdojnë të rriten dhe transmetimi i virusit po intensifikohet”.
“Ka të bëjë me të gjitha grupmoshat dhe veçanërisht të rinjtë”, shkruan më tutje në njoftim. Theksojmë se numri i personave të vdekur është 30429 gjersa të shëruar mbi 80 mijë njerëz.
Pas rritjes së numrit të rasteve të reja me COVID-19, qeveria franceze do ta bëjë të detyrueshme vendosjen e maskave në hapësira të përbashkëta siç janë zyrat e korporatave.