Ekonomia Online
FUNDIT

Franca synon të vaksinojë 2.4 milionë njerëz deri në fund të shkurtit

Franca synon të vaksinojë 2.4 milionë njerëz deri në fund të shkurtit

Franca po përpiqet të arrijë tragetin që ka vënë për vaksinimin e 1 milion personave për COVID-19 deri në fund të janarit dhe ka mjaftueshëm doza sa ta rrisë në 2.4 milionë njerëz që të vaksinohen deri në fund të shkurtit. Ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran, ka thënë se janë ngritur rreth 800 qendra për […]

Franca po përpiqet të arrijë tragetin që ka vënë për vaksinimin e 1 milion personave për COVID-19 deri në fund të janarit dhe ka mjaftueshëm doza sa ta rrisë në 2.4 milionë njerëz që të vaksinohen deri në fund të shkurtit.

Ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran, ka thënë se janë ngritur rreth 800 qendra për vaksinim.

Të dielën, ministria raportoi se Franca ka vaksinuar më shumë se 422,000 njerëz nga fillimi i fushatës së vaksinimit më 26 dhjetor.

Veran tha se sfida kryesore në Francë qëndron tek dërgesa e dozave, raporton Reuters.

Një dërgesë me vaksina të Pfizer/BioNTech do të arrijë javën tjetër dhe të tjera gjatë javëve në vijim, tha ai.

Nga e hëna vaksinat janë ofruar për të gjitha personat mbi 75-vjeç dhe ata me shëndet të ligë.

Të ngjashme