Këtë të hënë në mëngjes një autobus që vinte nga veriu i Italisë është ndaluar në stacionin e autobusëve në Perrache të Francës (Lion) për një arsye në dukje të habitshme.
Një pasagjer i autobusit ka marrë në telefon policinë dhe ka raportuar se është shqetësuar nga kolla ‘jonormale dhe impresive’ e shoferit të autobusit. Policia është vënë në lëvizje që në orën 7:30 të mëngjesit dhe ka ndaluar autobusin në stacionin e Perrache.
Një doktor ka mbërritur për të vizituar shoferin i cili kishte shfaqur simptoma gripi, së bashku me një tjetër pasagjer.
Të dy personat në fjalë janë dërguar në spital për ekzaminime të mëtejshme, ndërsa pasagjerët e tjerë kanë mbetur brenda perimetrit të sigurisë, të vendosur nga policia.