Francë: Vdes polici hero që dha veten në këmbim të pengjeve

Prishtinë | 24 Mar 2018 | 08:40 | Nga

Polici francez që dha vetën për një peng tek i armatosuri që zuri pengje në një supermarket dje në Francë, ka vdekur nga plagët e marra, njofton Klan Kosova.

Arnaud Beltrame, 45 vjeçare, “ra si hero” dhe tregoi “guxim të jashtëzakonshëm”, ka thënë presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Beltrame ndihmoi që t’i jepej fund të armatosurit që kishte mbytur tri pengje në një komunë të vogël në jug të Francës.

25 vjeçari, Redouane Lakdim, u qëllua për vdekje pas një rredhimi disa orësh.

Duke lajmëruar vdekjen e oficerit policor në Twitter, ministri i Brendshëm i Francës, Gerard Coollomb tha se “ai vdiq për vendin e tij”.

“Franca kurrë nuk do ta harrojë heroizmin e tij, trimërinë dhe sakrificën”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme