Francezët duan t’i pajisin satelitët e tyre me armë dhe laserë

Prishtinë | 31 Kor 2019 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Në fillim të këtij muaji, presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi krijimin e forcave hapësinore franceze të cilat do t’i mbrojnë satelitët e këtij vendi, ndërsa tani ministria e mbrojtjes e ka paralajmëruar programin e zhvillimit të nano-satelitëve të pajisur me armë dhe laserë, raporton Le Point.

Ministrja Florence Parly ka njoftuar se vendi do t’i transferojë 700 milionë euro nga buxheti ushtarak në mbrojtjen hapësinore dhe se deri në vitin 2025 do t’i shpenzojë më shumë se 4.3 miliardë euro, shkruan KOHA Ditore.

Këto para do të përdoren për ta avancuar rrjetin francez të satelitëve të komunikimit ushtarak me të cilat operon marina franceze. Ushtria dëshiron që satelitët e gjeneratës së ardhshme të pajisen me kamera, ndërsa më pas edhe me mitralozë dhe laserë për t’i sulmuar dhe çaktivizuar satelitët e tjerë.

Ministria e mbrojtjes pohon se dëshiron ta ketë një varg të nano-satelitëve në orbitë të cilët mund t’i mbrojnë objektet strategjike, ndërsa qëllimi është të arrihet mundësia e lansimit të shpejt të satelitëve për t’i zëvendësuar ata që janë humbur. Këto sisteme do të duhej të jenë funksionale deri në vitin 2030.

Parly tha se qëllimi nuk është vetëm sulmi, por edhe vetëmbrojtja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme