Borxhi i Macron ndaj francezëve

Prishtinë | 12 Maj 2017 | 09:00 | Nga

Kjo është sfida parësore e Presidentit të ri: të ngushtojë dalëngadalë hendekun që ndan Francën e lumtur nga Franca e zemëruar, Francën e litave dhe Francën që mbetet pas.
Një republikë të cilën pjesa më e madhe e popullit e braktis, nuk është më një republikë. Nëse programi nuk ndihmon qytetarët, nëse kënaqet duke plotësuar ambiciet reformiste të elitave, edhe pse me qëllime të mira, presidenca e tij do të dështojë.

Republika është forcuar. Për të vazhduar që të jetë e fortë, duhet të jetë edhe e drejtë

Në betejën finale, fiton Republika. E tronditur, e plasaritur nga një parti e jotoleranës, që ka marrë deri 42 për qind të votave gjatë fushatës zgjedhore, Franca sapo u ka thënë ksenofobëve – edhe pse mbeten të fortë, kanosës dhe aktivë – se nuk do t’ia dijë për ta. Përfundimisht, një ide e caktuar i lirisë ka rezistuar.

Këto zgjedhje na treguan se mund t’i rezistohet ngjitjes së nacional-populistëve. Rezultat paradoksal i një fushate elektorale të paprecedentë: ky vend që përshkruhet si gjithnjë e më i plakur, nostalgjik, i izoluar, i hidhur, ka sjellë në pushtet një 39-vjeçar, pa një të kaluar politike, dashnor i Evropës dhe i magjepsur nga horizontet e mëdha.

Një djalë i ri premtues është i pari në mesin e francezëve: tani duhet të jetë në lartësinë e detyrës. Emmanuel Macron i detyrohet talentit të tij, i cili ia ka mundësuar që të lërë pas politikanët e kursit të vjetër dhe të gjitha partitë e vjetra. Na duhet të shkojmë pas, në kohën e Bonapartit, për të gjetur një udhëheqës shteti më të ri. President pasi ai i hyri politikës prej më pak se dy vjetësh, gara e tij ka qenë një sprint, dhe makina Macron është për Formula 1. Por fati e ndihmoi më shumë se këdo tjetër.

Kush mund ta imagjinonte se presidenti në largim, do të ndalej prej një libri dhe nga Kryeministri i tij, Manuel Valls, se favoriti i natyrshëm pas pesë vitesh të majtë jopopullore, François Fillon do të zhytej në një skandal, apo që Marine Le Pen, pas kalimit të raundit të parë, do të vetëvritej direkt në televizion, duke shfaqur përmes agresivitetit të saj, natyrën e vërtetë të partisë që udhëhiqte? Por edhe rrokja e shanseve që dalin rrugës, është një formë aftësie e rafinuar. Macron e bëri: tani është në Elize.

Ky fat do i nevojitet shumë në të ardhmen. Mes atyre 65% të zgjedhësve që e votuan, më shumë se dy të tretat do të kishin preferuar, pa asnjë dyshim, që të votonin për dikë tjetër. Këtyre votuesve u ka një borxh. Atë që Jacques Chirac, në kohën e tij, nuk e shleu duke refuzuar të përfaqësojë edhe ata që nuk ishin mbështetës të tij. Janë vlerat republikane që sollën Emmanuel Macron në pushtet. Kështu që, ai ka detyrën të mishërojë këto vlera që, më shumë se programi i tij, shpjegojnë suksesin që ka arritur. Një sukses i cili shoqërohet nga një problem i madh: me shumë gjasa, votat që shkuan për Marine Le Pen, dhe ata që zgjodhën fletën e bardhë apo abstenimin, janë në pjesën më të madhe vota popullore.

Kjo është sfida parësore e Presidentit të ri: të ngushtojë dalëngadalë hendekun që ndan Francën e lumtur nga Franca e zemëruar, Francën e litave dhe Francën që mbetet pas. Një republikë të cilën pjesa më e madhe e popullit e braktis, nuk është më një republikë. Emmanuel Macron ka legjitimitetin për të vënë në zbatim, nëse fiton zgjedhjet legjislative, programin që u ka paraqitur francezëve. Por nëse programi nuk ndihmon qytetarët, nëse kënaqet duke plotësuar ambiciet reformiste të elitave, edhe pse me qëllime të mira, presidenca e tij do të dështojë. Republika është forcuar. Për të vazhduar që të jetë e fortë, duhet të jetë edhe e drejtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme