Ministri i brendshëm gjerman, Horst Seehofer, refuzoi t’ia jepte dorën kancelares Angela Merkel për shkak të frikës nga përhapja e koronavirusit.
Në pamjet e publikuara në internet shihet se si ministri Seehofer ia lë dorën e zgjatur kancelares Merkel gjatë një samiti të mbajtur të hënën në Berlin.
Kancelarja e mori shtruar këtë sjellje, duke e tërhequr dorën dhe duke qeshur bashkë me një ministër tjetër, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.
“Kjo është gjëja e duhur për t’u bërë”, tha ajo dhe u ul në ulësen e caktuar për të, përderisa edhe personat e tjerë u dëgjuan duke qeshur.
Ministri Seehofer tha të dielën para medieve se nuk është duke i shtrënguar duart me të tjerët për shkak të koronavirusit dhe se shpreson që vaksina kundër virusit të ri të jetë e gatshme brenda disa muajve.