Frika nga Kina, “Plani” i ri i BE-së për rajonin që buron nga partia e ish-kancelares Merkel

Prishtinë | 18 Kor 2023 | 13:46 | Nga Ekonomia Online

Gazeta serbe “Blic” shkruan sot për një “plan” të Brukselit që synon afrimin më të shpejt të rajonit të Ballkanit Perëndimor në aspektin ekonomik. Ky plan që ka themelet në partinë e ish-kancelares gjermane, Angel Merkel, sipas gazetës është duke u bërë edhe pozicion mbizotërues nëpër hollet e Brukselit.

Arsyeja për një plan të tillë thuhet që është frika nga ndikimi në rritje i Kinës, dhe në qendër të këtij plani është Serbia si një prej shteteve me lidhjet më të afërta me Kinën.

Ky plan do të nënkuptojë që vendet e rajonit do të afrohen ekonomikisht me Brukselin para se të bëhen zyrtarisht pjesë e Bashkimit Evropian, dhe përmes kësaj strategjie “Blic” shkruan se BE “vret dy zogj me një gur”.

“Plani nënkupton që vendet e Ballkanit Perëndimor t’i afrohen ekonomikisht Brukselit shumë përpara se të bëhen zyrtarisht dhe zyrtarisht pjesë e familjes së BE-së. Me këtë BE-ja “vret dy zogj me një gur”, sepse synon drejtpërdrejt edhe rivalin e saj të fuqishëm, Kinën, dhe lidhjet e Pekinit me rajonin tonë. Dhe duke pasur parasysh se propozimi vjen nga vendi më i fuqishëm i BE-së, lind pyetja: a po troket ngadalë në derë ky model i ri i anëtarësimit në BE?”, shkruan Blic.

Të ngjashme