Takimi dje në Prishtinë që zgjati mbi dy orë ishte një ndër ngjarjet më pozitive mes kohën e fundit. Nga një gjuhë e ashpër kundër qeverisë Kurti e karakterizuar me sankcione dhe ndëshkrime e përjashtime, niveli më i lartë i State Departmentint Amerikan u kthy në një mik dhe përkrahës të qeverisë Kurti thujase brenda natës.
Ky moment ishte njëfar lloj ‘inovacioni’ i llojit të vet në diplomaci dhe risi që befasoj publikun dhe qendrat e diplomacinë. Por kjo gjithsesi ishte pozitive dhe kujtonte bashkëpunimin e ngushtë tradicional të SHBA-së dhe Qeverive të Kosovës. Por a është dicka e qëndrueshme apo momentale dhe ac-hoc, është një çështje tjetër?Por çka bëri, cilat ishin shtytjet, që ndihkuan të transformohet situata kaq dramatikisht në një periudhë të ngushtë kohore? Me siguri që nuk ka të bëjë me ndryshimin e pozicioneve apo qasjes së stilit të Albin Kurtit dhe qeverisë së Kosovës. Ata nuk ndryshuan në thelb, nuk ndodhi asnjë ‘koordinim’ i theksuar e as nuk u aprovua Asociacioni apo ngjashëm. Kurti po vazhdonte me qasjen e tij ortodokse dhe duket që ndryshime po ndodhnin diku tjetër, larg zyrës së tij në sheshin Skenderbeu në Prishtinë.Ky ndryshim i stilit dhe qasjes së SHBA nuk ndodhi vetëm në Kosovë. Edhe në Serbi kishte takime të mira dhe të gjata nga vizita e O’Brien, siç u klasifikua e paparalajmëruar. Për të i thënë kontekst situatës, gjithashtu sekretari i shtetit Antony Blinken udhtoj në Lindjen e Mesme në të njëjtën ditë. Pra fjala është për një ‘ofanzivë’ të re të diplomacisë së SHBA-së në vend të krizave dhe me potencial krizash. Dhe kjo lidhet me zgjedhjet dhe dinamikën e fushatës zgjedhore në SHBA. Ky është një ‘follow up’ i vizitë së Shefit të CIA William Burns në Beograd dhe Prishtinë. Në SHBA në herët kishim një situatë politike ku Trump kishte krijuar një avantazh të theksuar kundër presidentit aktual Joe Biden. Demokratët u detyuan të ndronin kandidatin e tyre në mes të lojës dhe e sjellën Kamala Harris si kandidate të tyre për Presidente. Ajo bëri një ‘mrekulli’ dhe ky ndyshim i këndshëm ndikoj pozitivisht tek përkrahja për demokratët.Me shpejtësi, ndryshoj fryma e fushatës atje dhe, sidomos pas një debati të parë mes Harris dhe Trump, Demokratët kaluan në epërsi kundër Republikanëve dhe Trump. Kjo ishte pozitive dhe e theksuar aq shumës saqë kampi i Donald Trump refuzoj një debat të dytë nga frika për thellim të humbjes. Ekipi i tij u detyrua të ndryshojë strategjikë e fushatës.
Por në kohën e teknologjisë dhe informacionit ku fushatat zgjedhore janë një inzhinering dhe shkencë në vete. Falë teknologjisë dhe shkencës politike ti ke mundësi të shohësh dhe kuptosh në kohë reale gjendje dhe preferencat e votuesve. Mbase, me këto informacione që i posedon në kohë reale, të duhet më shumë financa dhe modifikim të starategjisë dhe mund të kesh gjasa, të bësh një kthesë. Vetëm i famshmi Elon Musk kishte dhënë rreth 75 milionë dollarë shtesë javët e muajt e fundit për fushatën e Donald Trump.
Kështu, ditët e fundit, Doland Trump ktheu avantazhin dhe përsëri doli i parë në preferencat e votuesëve sipas matjeve në SHBA. Matjet më eskperimentale si Polymarkets e vendosën me përkrahje mbi 50% Trump. E dje gjithashtu prestigjiozja “The Economist” tha se ‘Trump rimori pozitën e liderit në parashikimet dhe matjet për zgjedhjet në SHBA’. Përkrahja për Trump ishte 55% ndërsa për Harris 45%.
E kjo mund të ketë lëvizur diplomacinë zyrtare të SHBA-së që drejtohet nga Demokratët të bëjë një ‘ofanzivë’ shtesë diplomatike në vende të krizave dhe me potencial dhune. Këtë ndoshta e konfirmon edhe narrativi i presidentit aktual Biden kur deklaroj para disa dite që qeveria e Izraelit nuk po bashkëpunon me të për të arritur paqe ndoshta për shkak se dëshiron të dëmtoj atë gjatë fushatës zgjedhore. Kjo aludonte se pushteti aktual atje po favorizonte fitoren e Trump dhe me atë shkas nuk po pranon të këtë një marrëveshjes paqe.
E kosovarët e kuptojmë mirë sa e rëndësishme për SHBA janë qetësia politike, mos përshkallëzimi i dhunës dhe konflikteve dhe arritja e marrëveshjeve paqësore në zonat globale të sigurisë që menaxhohen nga SHBA. Gjatë fundit të mandatit të Trump, Shtëpia e Bardhë kishte mbledhur delegacionet e Kosovës dhe Serbisë në Washington DC ku edhe ishte arritur marrëveshja mes palëve.
Miliarda investime ishin premtuar për Kosovën dhe Serbinë si incentiv, pa u ditur fare burimet e financimit. Kjo ishte paraqitur si një arritje e madhe e diplomacisë dhe mesiguri edhe ishte përdorur nga strategjistët për efekte zgjedhore në fushatë. Kështu, afërsia dhe fryma pozitive dje mbase nuk do të ketë qëndrueshmëri. Ajo ishte shkaktuar nga efektet e jashtme që nuk kanë të bëjnë me zhvillimet në Kosovë dhe rajon. Ishte një përpjekje profesionale e State Department me menaxhu situatën e krizave dhe eventualisht mos me përkeqësu dhe përshkallëzu gjendjen gjatë javëve të ardhshme me qëllim që të ndihnoj kandidatën demokrate në zgjedhjet e nëntorit.
Por duket që është Serbia zyrtare ajo që ka më shumë interes të një fitore të Donald Trump në nëntor. Albin Kurti dhe Qeveria e Kosovës e preferojnë fitoren e demokratëve. Kështuqë, nuk priten veprime nga Kosova të ‘pakoordinuara’ këtë periudhë që mund të i minojnë përpjekjet e demokratëve për fitore. Zjarrin në Ballkan dhe Kosovë, zi zakonisht dhe tradicionalisht, mund të e vejë Beogradi zyrtar i cili është i lidhur ngusht me kampin dhe familjen si dhe preferon një fitore të Trump.