Një tërmet me magnitudë 6.4 ballë shkalla Rihter ka goditur sonte Turqinë jugore, disa javë pasi një tërmet vdekjeprurës shkatërroi rajonin.
Agjencia turke e fatkeqësive dhe emergjencave Afad tha se tërmeti ndodhi në orën 20:04 me orën lokale (17:04 GMT).
Kryebashkiaku i Hatay, në Turqinë jugore, ka thënë se njerëzit janë të bllokuar nën rrënoja.
Ministri turk i Punëve të Brendshme, Süleyman Soylu, para pak ka bërë të ditur se të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe 213 të plagosur pas dy tërmeteve të reja në provincën jugore Hatay.
Soylu njoftoi se përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar në tre vende pas tërmeteve të reja në provincën jugore Hatay.
Tërmeti i fundit raportohet se është ndjerë edhe në Siri, Egjipt, Liban, Palestinë, Izrael.
Ka frikë dhe panik dhe vazhdojnë të vijnë pasgoditje më të vogla. Linjat e ambulancave dhe ekuipazheve të shpëtimit po përpiqen të arrijnë në disa nga zonat më të prekura, ku muret e ndërtesave të dëmtuara rëndë janë shembur.
Një numër strukturash që mbetën në këmbë pas lëkundjes së 6 shkurtit tani janë shembur, duke përfshirë një urë.
Shumë çarje në rrugë janë bërë plagë të thella duke e bërë më të vështirë për shërbimet e urgjencës të arrijnë atje ku mund të nevojiten.
Muna Al Omar, një banore vendase, i tha Reuters se ishte në një tendë në një park në Antakian qendrore kur ra tërmeti.
“Mendova se toka do të çahej nën këmbët e mia,” tha ajo, duke qarë ndërsa mbante djalin e saj shtatëvjeçar.
“A do të ketë një tjetër pasgoditje?” pyeti e trembur.
Një gazetar i AFP raportoi për skena paniku në Antakia – e cila tashmë ishte shkatërruar nga tërmeti i mëparshëm – ndërsa lëkundjet e fundit që ngrenë re pluhuri në qytet.
Muret e ndërtesave të dëmtuara rëndë u shkatërruan gjithashtu, ndërsa disa njerëz të plagosur bëjnë thirrje për ndihmë.
Ali Mazlum tha se po kërkonte trupat e anëtarëve të familjes nga tërmeti i mëparshëm kur goditi i fundit.
“Nuk dimë çfarë të bëjmë… ne u kapëm në befasi sepse mu para nesh filluan të binin muret. Ndihej sikur toka po hapej për të na gëlltitur,” tha ai.
Antakia, kryeqyteti i provincës Hatay të Turqisë, ishte një nga vendet e goditura më rëndë nga tërmeti i 6 shkurtit.
Në një postim në Twitter, Afad u kërkoi njerëzve të qëndrojnë larg vijave bregdetare si një masë paraprake kundër rrezikut të rritjes së nivelit të detit, megjithëse paralajmërimi u hoq më vonë.
Në Siri, grupi i mbrojtjes civile të Helmetave të Bardha tha se disa njerëz u plagosën nga rrëzimi i ndërtesave.
Fondacioni i Shoqërisë Mjekësore Siriane Amerikane tha se pesë nga spitalet e tij morën të paktën 30 persona me lëndime nga tërmeti i fundit, duke shtuar se dëmet në objektet e saj mjekësore “duket të jenë minimale”.
Një tërmet me magnitudë 7.8 goditi të njëjtën zonë më 6 shkurt, duke vrarë më shumë se 46,000 njerëz në Turqi dhe Siri.
Autoritetet turke kanë regjistruar më shumë se 6,000 pasgoditje që nga ai tërmet, por lëkundjet e sotme janë ndjerë shumë më të forta se ato të mëparshme.
Tërmeti i fundit raportohet se është ndjerë edhe në Siri, Egjipt, Liban, Palestinë, Izrael.
Ka frikë dhe panik dhe vazhdojnë të vijnë pasgoditje të vogla. Linjat e ambulancave dhe ekuipazheve të shpëtimit po përpiqen të arrijnë në disa nga zonat më të prekura, ku muret e ndërtesave të dëmtuara rëndë janë shembur.