Frutex mbyll vitin me numër rekord të eksporteve

Prishtinë | 31 Dhj 2021 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Kompania Frutex ka arritur që vitin 2021 ta mbyll me një rritje në eksport prej 40 për qind, që në total i bije 833 eksporte të realizuara në 26 vende të botës.

Këtë e ka bërë të ditur pronari i kompanisë, Shaqir Palushi përmes një postimi në Facebook.

Ai ka thënë se Rumania, Pensilvani, Kalifornia ishin vendet që ju shtuan listës së vendeve ku kompania Frutex eksportoj për herë të parë për këtë vit.

“Kompania Frutex ka planifikuar rritje të njëjtë edhe për vitin 2022, duke u zgjeruar edhe në disa tregje të reja”, ka shkruar ai ndër të tjerash.

Të ngjashme