Kompania “Frutex” vazhdon traditën me shpërndajnë e dhuratave. “Frutex”, këtë vit, ka shpërndarë mbi 2000 dhurata për fëmijë për festat e fundvitit.
Iniciativa e nisur disa vite më herët, për shpërndarjen e dhuratave nëpër shkolla, për festat e fundviti, tashmë është kthyer në traditë në kompaninë “Frutex”.
Këtë vit, kompania “Frutex” ka zgjedhur disa shkolla, kopshte dhe organizata të ndryshme, që merren me kujdesin e fëmijëve nëpër qytetet e Kosovës.
Përfitues të dhuratave për festat e fund vitit ishin fëmijët e kopshteve “Flutura”, “Harea” dhe “Melodia” në Suharekë; kopshtet “Yllka” dhe “Buzëqeshja” në Prizren, “Ardhmëria” dhe “ABC” në Pejë; “Hello” dhe “TF Fjolla” në Gjilan, “Dea”, “Bletëza” dhe “Shpresa” në Prishtinë.
Po ashtu, “Frutex”, ka shpërndarë dhurata edhe për fëmijët, në qendra e Autizmit në Suharekë dhe Prizren, dhe qendrat e shoqatës “Handikos” në Prishtinë dhe Suharekë, shkollën speciale, “Lef Nosi” në Prizren dhe shkollën fillore “Drita” në Gelancë.
Kompania një trajtim dhe kujdes të veçantë gjithmonë i kushton fëmijëve, dhe me shpërndarjen e dhuratave, mundohet që t’ia kthejë sadopak buzëqeshjen në fytyrat e këtyre fëmijëve.