Fruthi mund të mos konsiderohet i eliminuar në SHBA

Prishtinë | 03 Qer 2019 | 12:43 | Nga Ekonomia Online

Numri i pacientëve të prekur nga fruthi në SHBA ka arritur një rekord të lartë dhe mund të bëjë që ky vend të humbasë statusin e “eliminimit të fruthit”, thonë zyrtarët e shëndetësisë amerikane.

Gjashtëdhjetë raste të reja u raportuan në javën e kaluar, duke e çuar numrin në total në 971 raste në 26 shtete amerikane – më e larta që nga viti 1994.

Sëmundja u shpall në mënyrë efektive të eliminuar nga SHBA në vitin 2000.

Shpërthimet e fundit i janë atribuar udhëtarëve të huaj që e përhapin atë tek ata që nuk kanë vaksinime në SHBA.

Qendrat e SHBA-ve për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) tha në një deklaratë të enjten “nëse këto shpërthime vazhdojnë gjatë verës dhe vjeshtës, Shtetet e Bashkuara mund të humbasin statusin e eliminimit të fruthit”.

Kjo humbje do të ishte një goditje e madhe për këtë vend dhe do të humbej puna e vështirë e të gjitha niveleve të shëndetit publik.

Të ngjashme