Në fshatin Palaj të Obiliqit policia ka marrë informatë se në një trafostacion të rrymës elektrike, brenda një dollapi gjendet një armë zjarri.
Organet e rendit në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar armën e llojit karabinë me 10 fishekë.
Për rastin bëhet e ditur se janë të dyshuar katër persona, të cilët dyshohen për fshehje të rastit dhe janë në kërkim policor.