Pas nxjerrjes së fëmijës, vajzës dyvjeçare, ekipet e kërkim-shpëtimit të FSK-së, që po ndihmojnë pas tërmetit shkatërrues në Turqi, kanë arritur të nxjerin të gjallë nga rrënojat edhe nënën e saj.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili ka postuar dhe fotografitë.
“Pas nxjerrjes së fëmijës, vajzës dyvjeçare, heronjtë dhe heroinat tona me përpjekjeve të pandërprera dhe angazhim vetëmohues arritën të nxjerrin nga rrënojat edhe nënën e saj”, ka shkruar Mehaj.
“Ju lumtë krenaria jonë!”