FSK-ja fillon aksionin e dhurimit vullnetar të gjakut

Prishtinë | 24 Jan 2018 | 10:06 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pjesëtarë të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe të  Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë filluar aksionin e dhurimit vullnetar të gjakut.

Ky aksion ka nisur në orën 10, në ambientet e MFSK-së, në Prishtinë. Dhurimi i gjakut do të vazhdojë deri më 22 shkurt në të gjitha kazermat e FSK-së.

Aksionit i është bashkëngjitur edhe zëvendësministri Burim Ramadani, raporton Ekonomia Online.

Ramadani deklaroi se FSK gjithmonë i përgjigjet jo vetëm aksioneve të organizuara për dhurim të gjakut, por edhe sa herë që ka nevojë edhe thirrjeve për ndihmë për të dhuruar gjak.

Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjaku, Bukurie Zhubi, tha se pjesëtarët e FSK-së janë bërë shembull i mirë për të ndihmuar qytetarët, gjithashtu edhe po ndikojnë në ngritjen e vetëdijes që t’i përgjigjen aksioneve humanitare.

Vitin e kaluar nga ky aksion ishin grumbulluar 568 doza gjak për Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, në shërbim të qytetarëve të Kosovës.

Aksioni është organizuar nga Departamenti për Bashkëpunim Civilo–Ushtarak (DBCU) në bashkëpunim me Departamentin Mjekësor në MFSK dhe Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.  Ky aktivitet është paraparë të realizohet dy herë në vit, bazuar edhe në planin e punës së DBCU-së.

Të ngjashme