FSK-ja gjen në një pus trupin e pajetë të 40-vjeçarit nga Vushtrria

Prishtinë | 04 Nën 2019 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Ekipi i Njësisë së Kërkim-Shpëtimit në Ujëra i Forcës së Sigurisë të Kosovës, sot rreth orës 10:50 ka gjetur trupin e pajetë të qytetarit Musli Krasniqi nga fshati Begaj, Komuna e Vushtrrisë, i cili ishte zhdukur kohë më parë, transmeton Ekonomia Online.

Operacioni i Kërkim-Shpëtimit të FSK-së, është zhvilluar për katër ditë në disa lokacione të dyshuara, kurse në ditën e sotme, 04.11.2019, kanë gjetur trupin e pajetë të viktimës, në një pus në afërsi të fshatit Begaj.

Ekipi i FSK-së, trupin e pajetë të Musli Krasniqit ia dorëzoi Policisë së Kosovës për procedura të mëtejshme.

Të ngjashme