FSK-ja mban ligjërata për vetëdijesimin e nxënësve nga rreziku i mjeteve shpërthyese

Prishtinë | 19 Jan 2017 | 14:47 | Nga

Kompania e Deminimit e FSK-së, sezonin dimëror po e shfrytëzon për mbajtjen e ligjëratave për vetëdijesimin e nxënësve nga rreziku i mjeteve shpërthyese, siç janë: minat, bombat, kasetë bomba, etj.

Më 17 janar instruktorët e Kompanisë së Deminimit mbajtën ligjërata në dy shkolla të Komunës së Parteshit për nxënësit e komunitetit serb. Ky aktivitet u organizua në bashkëpunim dhe bashkërendim të Departamentit për Bashkëpunim Civili-Ushtarak të MFSK-së me Drejtorinë e Arsimit të Komunës së Parteshit, përkatësisht drejtoreshën e kësaj drejtorie, Vesna Jovanoviq.

Instruktorët e FSK-së ligjëratat për vetëdijesimin e nxënësve në Komunën e Parteshit i mbajtën në dy shkolla, në shkollën “Miladin Popoviq” në Pasjan dhe në shkollën “Dosidej Obradoviq” në Partesh. Numri i nxënëseve të cilët përcollën këto ligjërata ishte solid, ndërsa pritja nga ana e personelit nga të dyja shkollat dhe interesimi i nxënësve për t’u pajisur me informacione ishte i mirë.

Drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak, z. Hajrush Kurtaj, njofton se ligjëratat për vetëdijesimin e nxënësve nga mjetet e pashpërthyera të organizuara nga instruktorët e Kompanisë së Deminimit të FSK-së, për sezonin dimëror, kanë filluar më 16 janar dhe do të vazhdojnë të mbahen deri më 9 mars 2017, atëherë kur edhe fillon sezoni veror.

Ky aktivitet do të zhvillohet nëpër shumë shkolla fillore dhe të mesme të Kosovës dhe ka për qëllim pajisjen e nxënësve me njohuri rreth mjeteve të pashpërthyera dhe të rrezikshme për jetën. Zoti Kurtaj këto ligjërata i vlerësoi si mjaft të rëndësishme për nxënësit dhe njëherësh falënderoi Drejtorinë e Arsimit në Partesh për bashkëpunimin me FSK-në.

fsk nxanesa

 

Të ngjashme