Ekonomia Online
FUNDIT

FSK-ja niset për në Shqipëri

FSK-ja niset për në Shqipëri

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se Kosova do ta mbështesë Shqipërinë për gjendjen pas tërmetit, shkruan Ekonomia Online. Thaçi theksoi se Forcat e Sigurisë së Kosovës janë nisur drejt zonave të dëmtuara nga tërmeti. Postimi i plotë i Thaçi: Sapo fola me kryeministrin Edi Rama, ku u informova për gjendjen pas tërmetit që […]

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se Kosova do ta mbështesë Shqipërinë për gjendjen pas tërmetit, shkruan Ekonomia Online.

Thaçi theksoi se Forcat e Sigurisë së Kosovës janë nisur drejt zonave të dëmtuara nga tërmeti.

Postimi i plotë i Thaçi:

Sapo fola me kryeministrin Edi Rama, ku u informova për gjendjen pas tërmetit që goditi Shqipërinë.

Kryeministrit Rama, në emër të qytetarëve të Kosovës i shpreha ngushëllimet më të sinqerta për viktimat që pësuan nga tërmeti.

Kryeministrin Rama e sigurova se Kosova do të jetë në mbështetje dhe përkrah Shqipërisë.

Tashmë njësitë përkatëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë nisur drejt zonave të dëmtuara nga tërmeti. 

Të ngjashme